PDK e mori Hanin e Elezit pas 12 vitesh, Krasniqi e Çitaku shkojnë për ta uruar Ballazhin

18.10.2021 17:35

PDK e mori Hanin e Elezit pas 12 vitesh, Krasniqi e Çitaku shkojnë për ta uruar Ballazhin

Mehmeti Ballazhi i PDK në zgjedhjet e djeshme e mposhti pas 12 vjetësh në krye të kësaj komune, Rufki Sumën.

Një ditë pas fitores kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shkuar në Han të Elezit për ta uruar Ballazhin.

Ai është shoqëruar edhe nga nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku.

“Në Han të Elezit, për t’i uruar qytetarëve dhe kryetarit Mehmet Ballazhi, fitoren që do t’na mbajë së bashku e të pa lëkundur në transformimin e kësaj komune. Ne morëm besimin e qytetarëve të Hanit të Elezit për t’iu hapur atyre perspektivë të qëndrueshme dhe këtë do ta bëjmë me pasion e përkushtim.
Me qeverisjen e PDK-së, Hani i Elezit nuk do të mbetet më vendkalim, por do bëhet vendqëndrim për ndërmarrësit, punëtorët, të rinjtë dhe të rejat që kanë aspiratë, e të cilët, tash e kanë edhe një adresë. Thellësisht mirënjohës për besimin e qytetarëve të kësaj komune. Ky është vetëm hapi i parë, drejt rrugës së zhvillimit që na pret së bashku”, ka shkruar Krasniqi.

 

x