PDK kërkon nga presidentja Osmani të shpallë ditë zie

25.07.2021 12:32

PDK kërkon nga presidentja Osmani të shpallë ditë zie

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në Kroaci, ku humbën jetën 10 kosovarë e u lënduan shumë të tjerë.

Tahiri ka thënë se në këto orë të rënda për familjet e prekura të bashkatdhetarëve, i bashkohemi dhimbjes për më të dashurit e tyre që humbën jetën.

Tahiri ka ftuar autoritetet që t’u qëndrojnë pranë familjarëve të prekura nga kjo tragjedi, ndërsa nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kërkuar që të shpallë nesër ditë zie në gjithë Kosovën.

Postimi i plotë:

Lajmi tragjik nga Kroacia për aksidentin e autobusit me mërgimtarët tanë në rrugën për vendlindje na trishtoi pa masë.
Në këto orë të rënda për familjet e prekura të bashkatdhetarëve tanë, i bashkohemi dhimbjes për më të dashurit e tyre që humbën jetën.
Lutjet tona janë për të gjitha familjet për përballimin e dhimbjes që kanë humbur më të dashurit, ndërsa për të gjithë të lënduarit, lutemi për shërimin sa më të shpejt të tyre.
Ftoj autoritetet e Shtetit të Kosovës që tu qëndrojnë pranë familjeve të prekura nga kjo tragjedi, ndërsa presidentja e Kosovës do të duhej që ditën e nesërme ta shpall ditë zie për Kosovën!.

x