“Për fushata s’ka virus”, artistët të revoltuar pas tubimeve zgjedhore të partive

Tubimet e partive kanë nxitur reagimin e artistëve.
Fushata zgjedhore ka bërë që partitë politike të ‘harrojnë’ COVID-19.
Partitë po mbajnë tubime në vende të ndryshme, ku nuk respektohen masat anti-COVID dhe rreziku për infektim është i madh.
Në rrjete sociale po qarkullojnë fotografi të shumta nga vende të ndryshme të Kosovës, ku shihet numër i mad hi qytetarëve të pranishëm në tubime.
Kjo gjë ka bërë që artistët të reagojnë, ngase dasmat nuk po lejohen, e në tubime të tilla ‘harrohen’ masat.
Xeni, Milot Llalloshi, Milot Hasangjekaj, Sevdai Radogoshi dhe Asim Gashi, janë disa prej emrave që reaguan lidhur me tubimet e partive.
“Sigurt s’jan mbi 30 persona, per fushata ska virus!!!”, ka shkruar Miloti.
Ndërsa, Asimi shkroi “Neve artistave sna mbetet gje tjeter, perpos ti rikujtojme #tubimet tona. P.s spo shprehem me shume, po numroj deri ne 10-te”.