Përfundojnë dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

05.12.2021 15:24

Përfundojnë dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, këto janë rezultatet

Kanë përfunduar dy ndeshjet e Superligës së Kosovës, që u zhvilluan sonte në kuadër të xhiros së 17’të.

Në Klinë, Dukagjini dhe Llapi kanë ndarë pikët, duke luajtur baras pa gola 0-0.

Selmani e Idrizi kishin rastet më të mira shënimi për Llapi, kurse Shabani e Dallku për Dukagjinin, por asnjëri nuk gjeti golin në këtë ballafaqim.

Llapi me këtë barazim ka 26 pikë në vendin e pestë, kurse Dukagjini pozicionohet në vendin e 9’të me 17 pikë.

Ndërkohë, Ulpiana e Feronikeli luajtën poashtu baras pa gola në Lipjan.

Rastin më të mirë shënimi në këtë duel e kishte Doudega i Ulpianës, kur pas 75 minutave lojë goditi shtyllën.

Ulpiana me këtë barazim ka 18 pikë në vendin e tetë, kurse Feronikeli mbetet në vendin e fundit me 11 pikë.

x