Përfundojnë ndeshjet: Drenica mposht bindshëm Feronikelin, Ulpiana dhe Drita ndajnë pikët

15.10.2021 14:54

Përfundojnë ndeshjet: Drenica mposht bindshëm Feronikelin, Ulpiana dhe Drita ndajnë pikët

Janë zhvilluara sot dy ndeshjet në kuadër të xhiros së nëntë në elitën e futbollit kosovar.

Drenica ka fituar bindshëm 4-0 ndaj Feronikelit.

Që nga fillimi Drenica ishte më e mirë dhe arriti të kalojë shpejtë në epërsi në min e 12′ përmes Kreshnik Ukës.

Vetëm pak minuta më vonë në min e 25′ ishte Denisson ai që dyfishoi rezultatin.

Kurse rezultatin e pjesës së parë 3-0 e vulosi Burim Zabërgja.

Pjesa e dytë ishte më e plogësht por ishte sërish Drenica që gjeti golin në min e 60′ me Kreshnik Ukën, për rezultatin përfundimtarë 4-0.

Me këtë fitore tani Drenica prin në tabel me 17 pikë, kurse Feronikeli është i shtati me 10 pikë.

Në anën tjëtër Drita ka ndarë pikët me Ulpianën pasi luajtën baras 1-1.

Marko Simonoski shënoi për gjilanasit në min e 27′, kurse për Ulpianën realizoi Egzon Qerimi në min e 56′.

Tani Drita ka 13 pikë në pozitën e katërt, kurse Ulpiana është e teta me shtatë sosh.

x