Përfundon ndeshja ‘maratonike’ në Suharekë, Ballkani e thellon krizën e Llapit, shkëlqen Ermal Krasniqi

18.09.2021 18:28

Përfundon ndeshja ‘maratonike’ në Suharekë, Ballkani e thellon krizën e Llapit, shkëlqen Ermal Krasniqi

Ka përfunduar ndeshja ‘maratonike’ në Suharekë.

Ballkani ka triumfuar ndaj Llapit në një ndeshje që zgjati rreth tre orë.

Ermal Krasniqi shënoi dy golat vendimtar në këtë takim, për rezultatin përfundimtar 2 me 0.


Kjo ndeshje u shoqërua edhe me ndërprerje e tensione, me tifo-grupin “Xhebrailat” që u përjashtuan nga stadiumi.

 
Ata ofenduan dhe fyen trajnerin e Llapit, Tahir Batatina, pas një “përplasje” që kanë pasur mbrëmë poashtu në rrjetet sociale.

Më pas, pjesa e dytë u shty për rreth 30 minuta, për faktin që ishte e nevojshme që të zbrazët i gjithë stadiumi.


Pas kësaj fitore, Ballkani renditet në pozitën e parë me 10 pikë, kurse Llapit futet në krizë ku pas 5 ndeshjeve, ka dy barazime dhe tre humbje.

x