Përfundon pjesa e parë në ‘Fadil Vokrri’, Gjilani e APOEL e mbyllin pa gola

27.08.2020 21:02

Përfundon pjesa e parë në ‘Fadil Vokrri’, Gjilani e APOEL e mbyllin pa gola

Gjilani dhe APOEL janë ndarë me barazim në 45 minutat e para, në ndeshjen të vlefshme për raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës.


Mysafirët u treguan më të rrezikshëm në fillimin e ndeshjes, ku patën një rast mjaft të mirë shënimi.

Në anën tjetër, skuadra gjilanase provonte përmes kundërsulmeve nga ana e djathtë, aty ku luan këmbëshpjeti Gerhard Progni, të arrinte deri tek goli. Megjithatë, dështuan ta bënin një gjë të tillë.

 

x