Përfundon votimi nga diaspora për kryetar të Dragashit

14.12.2021 12:13

Përfundon votimi nga diaspora për kryetar të Dragashit

Të hënën në mesnatë ka përfunduar afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

 
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë se numri i pakove të supozuara me fletëvotime që janë pranuar është: 381.

Tutje ai thekson se numërimi i fletëvotimeve do të bëhet këtë të martë, në orën 15:00, në QNR. 

x