Përparim Rama paralajmëron ndryshimin e rregullores së “Prishtina Parking”

04.04.2022 21:00

Përparim Rama paralajmëron ndryshimin e rregullores së “Prishtina Parking”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka zhvilluar takim me anëtarët e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ku temë kryesore e diskutimit ishin shërbimet që ofron Ndërmarrja “Prishtina Parking”.

Pas parregullsive në “Prishtina Parking”, Rama paralajmëroi ndryshimin e rregullores aktuale.

 

“Në takim me Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, temë kryesore e diskutimit ishin shërbimet që ofron Ndërmarrja “Prishtina Parking”.”, ka thënë ai.

“Jemi vënë në dijeni për parregullsitë që janë evidentuar nga qytetarët e Prishtinës, të cilët kanë paraqitur ankesa të shumta. Pikërisht për këtë arsye, i ftuam anëtarët e këtij komisioni që të jenë pjesë e grupit punues i cili do të formohet për të plotësuar dhe ndryshuar rregulloren e kësaj Ndërmarrjeje, me qëllim të adresimit të pakënaqësive të shprehura. Ne do të jemi gjithmonë në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar Rama.

x