Përparim Rama prezanton drejtorët e rinj të Prishtinës si dhe nënkryetarin

19.01.2022 18:51

Përparim Rama prezanton drejtorët e rinj të Prishtinës si dhe nënkryetarin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar ekipin e tij me të cilët do të drejtojë Komunën e Prishtinës.
 
Nënkryetar i Prishtinës tash e tutje do të jetë Alban Zogaj, kurse Drejtori i Urbanizmit, Arbër Sadiki.

Në mesin e emrave të njohur është edhe ish-deputetja, Doruntinë Maloku e cila tash e tutje do të Drejtorin e Pronave.

Infektologu, Izet Sadiku tash e tutje do të jetë Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë.

Postimi plotë:

Të dashtun qytetarë të Prishtinës,
Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve.
z. Alban Zogaj – Nënkryetar
z. Vllaznim Osmani – Shef i Kabinetit të Kryetarit
z. Arbër Sadiki – Drejtor i Urbanizmit
znj. Mimoza Sylejmani – Drejtoreshë e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm
z. Krenar Xhaferi – Drejtor i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave
znj. Doruntinë Maloku – Drejtoreshë e Pronave
z. Donat Lushaku – Drejtor i Kadastrit
znj. Adelina Sahiti – Drejtoreshë e Mirëqenies Sociale
z. Izet Sadiku – Drejtor i Shëndetësisë
znj. Valbona Makolli – Drejtoreshë e Financave
z. Florian Dushi – Drejtor i Inspeksionit
znj. Donika Çetta – Drejtoreshë e Parqeve
z. Bersant Beka – Drejtor i Administratës
znj. Vesa SahatÇiu – Këshilltare për Kulturë
znj, Ermira Gjevori – Këshilltare për Qeverisje të Mirë
znj. Hana Xhemajli – Këshilltare për Komunikim Strategjik
dr. Saudin Maliqi – Këshilltar për Shëndetësi
z. Bardh Krasniqi – Këshilltar për Sport
znj. Jonada Jashari – Këshilltare për Media
znj. Teuta Sahatqija – Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City
Javën tjetër, ekipi do të plotësohet tutje.

x