Peshku që jeton më gjatë në akuarium, arsyeja do t'iu habisë

17.09.2020 15:52

Peshku që jeton më gjatë në akuarium, arsyeja do t'iu habisë

Peshqit renditen si kafshët më të preferuara për tu mbajtur në shtëpi, sidomos peshku i kuq ose i njohur ndryshe me emrin goldfish.

Por sa prej jush e dinë se këto gjallesa e prodhojnë vetë oksigjenin kur iu mungon?

Një studim i fundit nga shkencëtarët e universitetit të Oslos në Liverpul kanë zbuluar qe ky lloj peshku ka një aftësi të rrallë për të prodhuar vetë oksigjenin si një mënyrë për të mbijetuar në liqenet e ngrirë gjatë dimrit.

Shumë gjallesa në mungesë të oksigjenit do përballeshin më humbjen e jetës. Por që me peshqit e art dhe lloje të tjerë të kësaj familje kjo gjë nuk ndodhë, pasi ato kanë aftësinë të mbijetojnë për muaj të tërë në ujë pa oksigjen.

Goldfish kanë një aftësi të pazakontë që të konvertojnë acidin laktik në etonol dhe më pas ta shpërndajnë atë në zonën ku jetojnë.

Ekipi i shkencëtareve ka zbuluar se në muskujt e këtij lloj peshku kanë dy lloj proteinash më shumë, të cilat janë kyçe për prodhimin e energjisë.

Ndaj dhe goldfish mund të jetojnë pa problem në mjedise ku mungon oksigjeni, dhe prandaj janë një ndër gjallesat ujore që jetojnë më gjatë në akuariume nën kujdesin e njeriut.

x