Pippo Inzagi kërkon Ruganin në Benevento

17.08.2020 16:20

Pippo Inzagi kërkon Ruganin në Benevento

Pas dy lojtarëve me tepër eksperiencë si loic Remy dhe Kamil Glik, Pippo Inzaghi kërkon një goditje të rëndësishme edhe për mbrojtjen te Benevento.

Ëndrra e trajnerit Italian është Daniele Rugani, i cili prej dy sezonesh asnjëherë nuk gjeti vend si titullar tek Juventusi.

Me bardhezinjtë ka kontratë deri në vitin 2023, por pengesa më e madhe për një transferim te Benevento është paga prej 3 mln eurosh neto në sezon.

Një mundësi do të jetë huazimi me të drejtë blerjeje, ku një pjesë e pagës të mbulohet nga Juventusi, ndërsa për kartonin bardhezinjtë kërkojnë 10-12 mln euro.

x