Pique i shpëtoi kaosit te Barcelona

29.08.2020 11:02

Pique i shpëtoi kaosit te Barcelona

Barcelona nuk ka kaluar periudhë më të trazuar që një kohë të gjatë, dhe në këtë moment nuk dihet se si do të duket skuadra në sezonin e ardhshëm.

‘Katalanët’ kanë zgjedhur Roland Koemanin për të trajner të ri, i cili menjëherë ka filluar të punojë për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Ai tashmë u ka thënë disa lojtarëve se nuk do t’iu besojë atyre, dhe se duhet të kërkojnë mjedis të ri.

Një nga lojtarët që më siguri do të qëndrojë është Gerard Pique, megjithëse nuk shkëlqeu në sezonet e kaluara.

Koeman ka vendosur që ta mbajë Piquen, dhe se ai do të udhëheq mbrojtjen e Barcelonës.

Kujtojmë se te Barcelona është krijuar një kaos i madh, me Lionel Messin që pritet të largohet.

x