Policët e Kosovës paraqiten në një lexim feminist që po mbahej në Prishtinë

04.08.2021 23:24

Policët e Kosovës paraqiten në një lexim feminist që po mbahej në Prishtinë

Sot, në hapësirën publike të kampusit universitar, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist organizoi diskutim publik mbi artikullin e antropologes Sherry B. Ortner “A është femërorja për mashkulloren siç është natyra për kulturën?”

Kolektivi për Mendim dhe Veprimin feminist në një komunikatë për media thotë se diskutimi u përqendrua drejt pyetjeve të shtruara nga Sherry të cilat problematizojnë dikotominë natyrë-kulturë e cila në kushte të kontekstit global,  sipas kësaj organizate përkthehet në dominim të grave nga burrat.

E i gjithë ky aktivitet u monitorua nga Policia e Kosovës.

Për këtë, organizata ka vërejtje të ashpra se shteti po do ta kontrollojë çdo veprim feminist.

“Ky diskutim i rradhës i Kolektivit, kishte mobilizuar edhe Policinë e Kosovës, e cila e imponoi vetën, në emër të “sigurimit të hapësirës”. Për ne, ky policim përveç që i çuditshëm është edhe shqetësues duke qenë se nuk mund të lexohet ndryshe përveç se një tendencë e vazhdueshme të institucioneve shtetërore për ta kontrolluar çdo organizim feminist”, thuhet në komunikatë. 

x