Policët me rroba civile në aksion për zbatimin e masave anti-COVID, dënojnë disa qytetarë

30.08.2021 21:17

Policët me rroba civile në aksion për zbatimin e masave anti-COVID, dënojnë disa qytetarë

Policia e Kosovës ka nisur sonte zbatimin e masave anti-COVID.

Policia ka angazhuar edhe zyrtarë policorë në rroba civile për të parë sa po zbatohen masat anti-COVID.

“Policia e Kosovës në kuadër të urdhrit operativ për zbatimin e masave anti COVID-19, ka angazhuar edhe zyrtar policorë në rroba civile, të cilët iu përkasin njësiteve të ndryshme policore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kryeministri Albin Kurti mbrëmë në një konferencë për media ka bërë të ditur se nga sonte pjesëtarët e policisë do të punojnë nga 12 orë, nga 8 orë sa punonin.

x