Policia deklarohet për zjarrin në qendër të Prishtinës

04.10.2021 13:43

Policia deklarohet për zjarrin në qendër të Prishtinës

Një zjarr i madh përfshiu sot një prej lokaleve që gjendet në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në kryeqytet.

Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se zjarrfikësit janë duke bërë përpjekje për lokalizimin e zjarrit në këtë anë.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën ‘Luan Haradinaj’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes poashtu edhe zjarrfikësit të cilat janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin. Për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ndryshe në pamjet e publikuara shihet se zjarri shkaktoi dëme të mëdha, por nuk raportohet për ndonjë person të lënduar./

x