Policia e Kosovës jep detaje: Të dyshuarit për plagosjen të dy personave në Prizren, ende në arrati

15.11.2021 19:08

Policia e Kosovës jep detaje: Të dyshuarit për plagosjen të dy personave në Prizren, ende në arrati

Pak më parë persona të armatosur kanë tentuar të kryenin vjedhje në një argjendari në Prizren, ku si pasojë kanë plagosur pronarin e dyqanit dhe djalin e tij, shkruan Portali.info.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, derisa veturës me të cilën qarkullonin ia kanë vënë zjarrin.

Rasti për Portali.info është konfirmuar nga Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prizrenit.

“Policia e Kosovës e ka pranuar informacionin rreth orës 17:01. Janë tre persona të dyshuar për tentim grabitje që e kanë lënduar dy persona, por të cilët janë jashtë rrezikut për jetë, të dyshuarit janë ikur në drejtim të panjohur, dhe se Policia është në kërkim të tyre” u shpreh Osmanollaj.

Osmanjollaj po ashtu tha se dyshohet se vetura që është gjetur duke u djegur nga Policia Lubizhdë të Prizrenit, i përket autorëve të cilët tentuan grabitjen./PORTALI.info/

x