Policia i zë zollë e gulinov 30-vjeçarit në Gjakovë

20.10.2021 17:20

Policia i zë zollë e gulinov 30-vjeçarit në Gjakovë

Drejtoria Rajonale e Policisë – Gjakovë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për kapjen e personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë pa autorizim dhe krejt kjo në funksion të parandalimit të akteve kriminale dhe sigurinë sa ma të qëndrueshme të qytetarëve dhe pasurisë së tyre.

Policia ka njoftuar se stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë se personi V.SH. i lindur 1991, nga fshati Rogovë, KK. Gjakovë, sh/k, ka në posedim armë zjarri dhe mjete tjera luftarake.

Pas identifikimit të personit, dhe një pune të shkëlqyer hetimore, në konsultim me prokurorin kujdestar, dhe po ashtu vepruar sipas urdhëresës të gjykatësit paraprak, është realizuar kontrolli – bastisja e shtëpisë dhe lokaleve tjera përcjellëse të të dyshuarit, dhe janë gjetur dhe sekuestruar armët:

– Një ZOL – e zbrazët,

– Një GULINOV , cal.12,7 mm dhe

– Një revole, cal. 7.65 mm

I njëjti është shoqëruar dhe intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës dhe pas deklarimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari lirohet, dhe rasti vazhdon në procedura të rregullt.

x