Policia jep detaje për aksidentin mes kamionit dhe autobusit në Prishtinë

25.09.2020 10:48

Policia jep detaje për aksidentin mes kamionit dhe autobusit në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, ku janë përfshirë një kamion dhe një autobus.

Rastin e ka konfirmuar për Portali.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Rreth orët 09:00, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku në mes një kamioni dhe autobusi. Bazuar në të dhënat fillestare, në aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka thënë se me rastin po merret njësiti kompetent në stacionin policor ‘jugu’. 

x