Policia jep detaje për përcjelljen e serbëve nga Zveçani në kishë në Prishtinë

28.09.2021 18:14

Policia jep detaje për përcjelljen e serbëve nga Zveçani në kishë në Prishtinë

Policia e Kosovës, sot më 28.09.2021, përveç angazhimeve të saj ligj zbatuese, ka realizuar edhe një përcjellje të qytetarëve serb sipas kërkesës së parashtruar për përcjellje nga Zveçani-Mitrovicë veri, për vizitë dhe pjesëmarrje në kishën “Shën Nikolla” në Prishtinë.

Ceremonia ka filluar nga ora 10:30, pastaj janë zhvilluar edhe aktivitete tjera me ç’rast është përfunduar rreth orës 12:50, pa ndonjë problem.

Policia e Kosovës me njësitet policore është kujdesur për mbarëvajtjen dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë aktiviteteve të kryera në atë lokacion, përderisa, pas përfundimit të ceremonisë dhe aktiviteteve të tyre, nga njësia policore kompetente nën përcjellje, pjesëmarrësit  janë kthyer në mënyrë të organizuar në lokacionin e tyre.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në mënyrë profesionale, në zbatimin e ligjit, ofrimin e sigurisë e ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të të gjitha komuniteteve pa dallim.

x