Policia jep detaje për plagosjen e infermierit në QKUK

26.09.2020 16:51

Policia jep detaje për plagosjen e infermierit në QKUK

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një infermier është therur me thikë në QKUK.

Këtë e ka konfirmuar për Kanal10 zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot në ora 14:35, policia është njoftuar për një rast 'therje me thikë' që ka ndodhur në QKUK, njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje dhe janë duke e trajtuar rastin, për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi për Kanal10.

E për këtë rast ka reaguar edhe Sindikata e infermierëve të Kosovës, e cila e ka dënuar sulmin ndaj infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve. Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar. Po ashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë”, thuhet në reagimin e kësaj sindikate.

x