Presidenti i Santosit e konfirmon: Kaio Jorge drejt Juventusit

31.07.2021 13:34

Presidenti i Santosit e konfirmon: Kaio Jorge drejt Juventusit

Kaio Jorge është afër të bëhet transferimi më i ri i Juventusit.

 
Juventusi është afër ta transferojë futbollistin e talentuar të Santosit, Kaio Jorge.

Këtë e konfirmoi edhe presidenti i Santosit, Andres Rueda i cili deklaroi se Jorge është afër të shkojë në Torino.

“Jemi duke biseduar me Juventusin për Kaio Jorge dhe ende nuk kemi vendosur nëse do të shkojë tani, apo do të shkojë në janar atëherë kur kontrata t’i skadojë atij”, tha Rueda.

“Nuk dëshironim ta largonim Kaion, por kontrata e tij na obligoi në njëfarë mënyre”, përfundoi Andres Rueda.

x