Presidentja Osmani: BE të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, besojmë në integrimin evropian

17.06.2021 19:26

Presidentja Osmani: BE të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, besojmë në integrimin evropian

Presidentja Vjosa Osmani sot mori pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Në fjalimin e saj para përfaqësuesve të vendeve anëtare të këtij forumi, Presidentja Osmani foli mbi sfidat e rajonit, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal.

Në mënyrë të veçantë ajo foli për rolin që Republika e Kosovës po luan në krijimin dhe ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon.

Osmani ka thënë se Kosova beson në integrimin në BE-së, porse edhe ky institucion duhet ta mbajë premtimin për liberalizimin e vizave.

“Por, përkushtimi ynë ndaj integrimeve duhet të njihet nga Bashkimi Evropian. Siç po lëvizim ne me shpejtësi drejt integrimit të vendit tonë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara ndaj nesh, edhe Bashkimi Europian duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave për qytetarët e vendit tonë, por edhe për integrim më të shpejtë të të gjitha vendeve të rajonit në BE”, tha Osmani.

x