Presidentja Osmani ndan fotografinë e binjakeve të saj ndërsa festojnë 28 Nëntorin (FOTO)

28.11.2021 20:22

Presidentja Osmani ndan fotografinë e binjakeve të saj ndërsa festojnë 28 Nëntorin (FOTO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një foto mjaft të lezetshme të binjakeve të saj, në faqen e saj zyrtare të Facebook-ut, për nder të 28 Nëntorit.

Në atë imazh shihen dy vajzat binjake të presidentes, të veshura kuq e zi dhe duke bërë simbolin e shqiponjës.

Osmani këtë fotografi e ka përcjellë me dy zemra dhe në prapavijën e saj shihen edhe dy flamujt, ai shtetëror dhe kombëtar.

x