Presidentja Osmani ngushëllon familjet e dy të vrarëve në Pejë

09.09.2021 00:04

Presidentja Osmani ngushëllon familjet e dy të vrarëve në Pejë

Pas vrasjes së dyfishtë në Pejë, ka reaguar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo ka shprehur ngushëllime për vrasjen e dy zyrtarëve të PDK-së, teksa ka kërkuar nga organet e rendit që të punojnë intensivisht për zbardhjen e rastit.

“Me trishtim e mora lajmin për ngjarjen e sontme tragjike në Pejë, në të cilën humbi jetën një kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe ish-kandidat për kryetar të Deçanit. Ngushëllime të sinqerta familjeve të të vrarëve dhe PDK–së! Të lënduarit, i dëshiroj shërim të shpejtë! Ftoj organet e rendit për zbardhje të rastit të kësaj vrasje të dyfishtë!”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se deri më tani, Policia e Kosovës ka arrestuar një person lidhur me rastin.

x