Prishtina ndez dritat për festat e fundvitit (FOTO)

28.11.2021 22:53

Prishtina ndez dritat për festat e fundvitit (FOTO)

Komuna e Prishtinës ka ndezur dritat e dekorimeve për festat e fundvitit.

Ndezja e dritave ka qenë e planifikuar të bëhet më 1 dhjetor, por kjo gjë u bë sonte për ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga Komuna, këtë vit do mbahet festiveli Verë n’ Dimër i cili vitin e kaluar nuk u organizua për shkak të gjendjes me pandeminë.

Derisa risi e këtij viti janë ‘Trcuk Food’ në sheshin ‘Zahir Pajaziti’.

Kostoja e dekorimeve ka qenë 50 mijë euro.

x