Prishtina prinë me numrin e rasteve aktive me COVID-19

15.08.2021 23:31

Prishtina prinë me numrin e rasteve aktive me COVID-19

Kryeqyteti është radhitur i pari për nga numri i rasteve aktive me COVID-19. Prishtina aktualisht ka 1 mijë e 572 raste aktive, ndërsa pas saj vjen Komuna e Ferizajt me 721 të infektuar aktiv.

 
Sipas të dhënave të IKSHPK-së, Prishtina ka mbi dyfish më shumë të infektuar sesa Ferizaji.

Në vendin e tretë të qyteteve me më shumë raste aktive me Koronavirus, vjen Komuna e Gjilanit me 687 të infektuar aktiv, ndërsa pastaj vijnë Gjakova (572 raste) dhe Peja (538).

Ndërkaq, komuna që ka regjistruar më së paku raste është ajo e Junikut, me 19 të infektuar aktiv.

Kosova ka shënuar rekord të numrit të të infektuarve me koronavirus, të regjistruar përbrenda dy ditëve të fundit. Vetëm të dielën, nga 7.953 testime, 1.096 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas raportit ditor të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, gjatë 24-orëshit të fundit janë shënuar edhe 4 raste të vdekjes lidhur me virusin korona.

Në total numri i rasteve aktive ka shkuar në 7.854.

x