Pritje spektakolare e Buffonit në debutimin e tij të dytë te Parma si 43 vjeçar

03.08.2021 08:59

Pritje spektakolare e Buffonit në debutimin e tij të dytë te Parma si 43 vjeçar

Portieri Gianluigi Buffon nuk është më në kohërat e tij të arta, por debutimi i tij për herë të dytë te Parma nuk mund të shkonte më mirë.

Ish-lojtari i Juventusit bëri paraqitjen e tij të parë që kur u bashkua me klubin kundër Sassuolo në një miqësore para sezonit dhe bëri një pritje të jashtëzakonshme.

Derisa ekipi kundërshtar ndërtoi një aksion të rrjedhshëm, Buffon duhet të përballej në një distancë të vogël me sulmuesin kundërshtar.

I gjendur vetëm përballë tij dhe një hapësirë e madhe e lënë në qosh, portieri veteran ia doli për mrekulli që të bënte pritjen brilante.

Kjo tregoi se Parma mund të pret shumë nga Buffon në edicionin e ri, derisa synojnë që të rikthehen në Serie A, pasi janë në Serie B për edicionin 2021/22. 

x