Pritje të gjata në pikat kufitare, kolona deri në 700 metra

23.07.2021 22:09

Pritje të gjata në pikat kufitare, kolona deri në 700 metra

Po vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve që po vijnë këto ditë në Kosovë.

Bashkatdhetarët shfrytëzojnë pikëkalimet e ndryshme kufitare për të ardhë në Kosovë.

Tashmë është rritur fluksi i qytetarëve që po vijnë për pushime në Kosovë, andaj edhe pritjet në kufij janë më të gjata.

Në përditësimin e fundit të Ministrisë së Brendshme, del se pritjet më të gjata janë në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, ku pritja në hyrje është 70-90 minuta, ndërsa kolona 600 deri në 700 metra.

Kolona të gjata ka edhe në pikë-kalimin në Muçibabë (45-50 minuta) dhe Vërmicë (30-40 minuta).

Në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, pritjet në hyrje janë 20-30 minuta, ku kolona shkon 50 deri në 70 metra. Kurse, në pikë-kalimet e tjera kufitare pritja është më e shkurtër.

Fluks shumë i madh i diasporës që nga fillimi i muajit korrik ka qenë edhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Për tri javë, në “Adem Jashari” kanë arritur 132 mijë persona, ndërsa trendi i njëjtë i ardhjes pritet të vazhdojë edhe ditëve në vijim.

x