Prodhuesit e vaksinave mund të fitojnë miliarda me dozat shtesë kundër COVID-19

26.09.2021 09:07

Prodhuesit e vaksinave mund të fitojnë miliarda me dozat shtesë kundër COVID-19

Miliarda më shumë fitime mund të ndodhin për disa krijues të vaksinave derisa SHBA-ja lëviz drejt shpërndarjes së dozave përforcuese kundër COVID-19, për të rritur mbrojtjen e shëndetit të amerikanëve kundër virusit.

 
Mirëpo, sipas AP, përcjell Telegrafi, se sa do të fitojnë prodhuesit varet se sa i madh do të jetë numri i këtyre dozave në treg.

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë miratuan të enjten vonë dozat përforcuese të vaksinës Pfizer për të gjithë amerikanët 65 vjeç e lart – gjithashtu dhe për dhjetëra miliona të rinj që janë në rrezik më të lartë nga coronavirusi për shkak të çrregullimeve shëndetësore ose punës së tyre.

Zyrtarët e kanë përshkruar këtë vendim si një hap të parë. Dozat përforcuese ka gjasa të ofrohen edhe më gjerësisht në javët ose muajt e ardhshëm, përfshirë edhe dozat përforcuese të vaksinave nga Moderna dhe Johnson & Johnson. Kjo, plus rritjen e vazhdueshme në vaksinimet fillestare, mund të nënkuptojë një fitim të madh në shitje dhe fitime për Pfizer dhe Moderna në veçanti.

“Mundësia është reflektuese e miliarda njerëzve në të gjithë botën që do të kishin nevojë për vaksinim dhe dozë shtesë”, tha analisti i Jefferies, Michael Yee.

x