Prokuroria e fshehu katër vite deklaratën shfajësuese për krerët e UÇK-së të ambasadorit Everts

04.02.2022 16:50

Prokuroria e fshehu katër vite deklaratën shfajësuese për krerët e UÇK-së të ambasadorit Everts

Në seancën e sotme ndaj krerëve të UÇK-së është përmendur edhe emri i ambasadorit Daan Everts, ish-kryesues i misionit të OSBE-së në Kosovë.

Avokati Gregory Keohe, ka thënë se Everts para katër vite i kishte thënë Prokurorisë se veprimtaritë kriminale pas qershorit të 1999-tës nuk janë kryer nga një hierarki apo në formë të organizuar, por nga individë që kishin për synim përfitime personale.

Kjo ishte provë shfajësuese për krerët e UÇK-së.

“A ju kanë informuar ndonjëherë se diplomatë të OSBE-së e kanë këshilluar prokurorin para katër vitesh se veprimtaritë kriminale që akuzohen në këtë çështje pas qershorit 1999 janë kryer nga individë që kërkonin një rast për përfitime personale, dhe jo pjesë e një fushate të organizuar nga udhëheqës shqiptarë. Individi që ka dhënë një informacion të tillë ka qenë Daan Everts. Kush është ky? Është një diplomat holandez që ka qenë në ministrinë e Punëve të Jashtme në Hagë. Ai ka qenë shefi i misionit të monitoruesve në Zagreb dhe shef i OSBE-së në Tiranë. Në korrik 1999 ai kryesoi OSBE-në në Prishtinë për zbatimin e planit të paqes dhe për të modernizuar policinë, për bashkëpunim me policinë. Çka i ka thënë ai zyrës së Prorkurorisë. Se mendimi i Evertsit se dhuna pas 1999 nuk ishte pjesë e organizuar nga udhëheqësia shqiptare”, ka thënë Keohe.

Më pas ai citon fjalët e Everts: Për mendimin tim do të ishte e pasaktë ta quash ngacmim të organizuar sistematik dhe të nxjerrësh përfundimin se është nxjerrur nga lartë. Është situatë pandëshkueshmërie të njerëzve që duan të përfitojnë personalisht.

“Në rastin e klientit tim a nuk do të donit të dëgjonit se çka ka thënë ky ambasador për klientin tim?”, tha tutje ai.

Keohe ka akuzuar prokurorinë se e ka fshehur këtë dokument që katër vite, e madje ka thënë se i njëjti është siguruar në forma tjera nga mbrojtja.

“Unë nuk shoh ndonjë arsye apo motiv pse Thaçi do të donte të kryente krime etnike, pasi që kjo do të dëmtonte reputacionin e tij ndërkombëtar. Asgjë nga këto prova nuk u është dhënë juve. Këtë informacion e kanë pasur në dorë që prej katër vitesh. Këta burra e kishin këtë informacion dhe e bënë të njohur që nga 1 shkurti. Ambasadori e ka përgjigjen edhe për këtë gjë. Problemet kryesore ishin problemet e medias dhe një mekanizmi ligjzbatues”, ka thënë tutje Keohe.

“Këta burra duhet të lirohen, bazuar në një dokument që ata e lanë aty për katër vite. Ju s’e keni pasur kurrë këtë dokument. Ne e morëm të martën si rezultat i përpjekjeve të ambasadorit Everts për ta marrë këtë dokument që ata kanë refuzuar ta dorëzojnë”,  ka thënë tutje Keohe.

“Ata e dinin vite përpara. Nuk ua kanë thënë. E kishin dritën jeshile për ta bërë këtë, e kishin, që nga 2021”, ka thënë ai. 

x