Prokuroria ndalon tre persona lidhur me procesin zgjedhor

14.11.2021 22:50

Prokuroria ndalon tre persona lidhur me procesin zgjedhor

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se në procesin zgjedhor për balotazh në 21 komuna të Kosovës, janë evidentuar katër raste të trajtuara, me pesë persona të përfshirë në to.

 
Sipas njoftimit, tre persona janë dërguar në ndalim, ndërsa dy persona janë liruar në procedurë të rregullt.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë gjithë ditës së sotshme lidhur me procesin zgjedhor për balotazh, për Kryetar komune, nga rastet e trajtuara, ka evidentuar katër (4) raste me pesë (5) persona, prej tyre tre (3) persona janë në ndalim, ndërsa dy (2) persona në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë bërë të ditur se kanë trajtuar dhe janë duke trajtuar çdo informacion dhe rast që është paraqitur tek organet e rendit që lidhen me procesin zgjedhor.

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin publik se do të vazhdoj të përcjellë procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtar të të gjitha votave.

x