Protokolli i ri në Premier League, me 4 raste pozitive me Covid-19 shtyhet ndeshja

27.01.2022 00:14

Protokolli i ri në Premier League, me 4 raste pozitive me Covid-19 shtyhet ndeshja

Premier League tashmë do të ketë një protokoll të ri për Covid-19. Lajmin e ka konfirmuar vetë Premier League nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare.

Në të shpjegohej takimi mes klubeve, në të cilin u vendos edhe protokolli i ri për kampionatin anglez.

“Tani e tutje, nëse një klub aplikon për të shtyrë një ndeshje për shkak të lojtarëve të pamjaftueshëm si pasojë e COVID-19, ai duhet të ketë të paktën katër raste pozitive brenda skuadrës së tij”, shkruhet në njoftim. .

Kështu mjaftojnë vetëm 4 anëtarë pozitivë në një ekip për të shtyrë një ndeshje.

x