Pse humbi Agim Bahtiri? Këto janë fjalët e Kurtit për të

18.10.2021 14:26

Pse humbi Agim Bahtiri? Këto janë fjalët e Kurtit për të

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka folur për humbjen e kandidatit të këtij subjekti politik në komunën e Mitrovicës, Agim Bahtirit.

Kurti tha se arsyeja e humbjes së Bahtirit mund të jetë edhe mosndihmesa e mjaftueshmë e partisë për Bahtirin.

“Kam pritur rezultat tjetër në Mitrovicë, edhe këtë do ta analizojmë, mbase nuk e kemi ndihmuar mjaftueshëm kandidatin tonë Agim Bahtiri të cilin e falenderoj përzemërsisht për kontributin dhe gjithashtu për besnikërinë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe për korrektësinë e tij në raport me mua si kryetar dhe kryeministër”, tha Kurti.

x