Pse zgjohemi shpesh në orën 3 të mëngjesit të frikësuar? Ja shpjegimi i një psikologu

20.10.2021 16:48

Pse zgjohemi shpesh në orën 3 të mëngjesit të frikësuar? Ja shpjegimi i një psikologu

Nga Greg Murray

Kur zgjohem në orën 3 të mëngjesit, jam i prirur të përjetoj mendime të frikshme dhe të zymta. Dhe e di që nuk jam i vetmi. Një miku im i quan mendimet e orës 3 të mëngjesit “si të menduarit përmes telave me gjemba”. Mendimet në atë orë të natës, janë shpesh shqetësuese dhe të errëta.

Çuditërisht, ato shqetësime zhduken gjatë ditës, duke dëshmuar se mendimi i orës 3 të mëngjesit ishte krejtësisht joracional dhe joproduktiv. Atëherë çfarë ndodh në ato momente? Unë jam një studiues i psikologjisë, me fokus gjendjen shpirtërore, gjumin dhe sistemin cirkadian (orën e brendshme që rregullon gjumin). Ja çfarë thotë studimi i fundit mbi atë që mund të fshihet pas kësaj përvoje.

Çfarë ndodh në trupin tuaj në orën 3 të mëngjesit?

Në një gjumë normal, neurobiologjia jonë arrin një pikë kthese rreth orës 3 ose 4 të mëngjesit. Temperatura bazë e trupit nis të rritet, dëshira për të fjetur zvogëlohet (pasi kemi fjetur për disa orë), sekretimi i melatoninës (hormonit të gjumit) ka arritur kulmin, dhe nivelet e kortizolit (hormoni i stresit), nisin të rriten, teksa trupi përgatitet që të nisë ditën tjetër.

Çuditërisht, i gjithë ky aktivitet ndodh i pavarur nga shenjat e mjedisit, siç është drita e agimit. Natyra vendosi shumë kohë më parë që lindja dhe perëndimi i diellit janë aq të rëndësishme saqë ato duhet të parashikohen (pra sistemi cirkadian).

Ne fakt ne zgjohemi shumë herë çdo natë, dhe gjumi i lehtë është më i zakonshëm në gjysmën e dytë të natës. Kur gjumi është i mirë, ne nuk jemi të vetëdijshëm për këto zgjime. Por nëse keni sadopak stres, atëherë ka shumë gjasa që zgjimi në atë orë, të bëhet një gjendje plotësisht e vetëdijshme.

Aktualisht ka prova që pandemia aktuale është një faktor shqetësues i gjumit. Pra, nëse jeni duke përjetuar zgjime në orën 3 të mëngjesit, nuk jeni të vetëm. Stresi ndikon gjithashtu tek pagjumësia, dhe njerëzit bëhen shumë hipervigjilentë duke ndenjur zgjuar.

Mendimet e errëta të orëve të vona

Si një terapist në fushën e aftësive njohëse, unë e them ndonjëherë me shaka se e vetmja gjë e mirë e zgjimit në orë 3 të mëngjesit, është se na jep të gjithëve një shembull të gjallë të mendimeve të errëta. Rreth kësaj kohe të ciklit të gjumit, ne jemi në pikën tonë më të ulët fizike dhe njohëse.

Nga pikëpamja e natyrës, kjo është menduar të jetë një kohë e rimëkëmbjes fizike dhe emocionale, ndaj është më se e kuptueshme që burimet tona të brendshme janë të ulëta. Por në mesin e natës ne na mungojnë burimet e tjera, lidhjet shoqërore, asetet kulturore, të gjitha aftësitë me të cilat një i rritur i përballon situata sfiduese.

Me asnjë nga aftësitë dhe pa kapitalin tonë njerëzor, ne qëndrojmë vetëm në errësirë ​​me mendimet tona. Prandaj mendja ka pjesërisht të drejtë kur arrin në përfundimin se problemet e krijuara janë të pazgjidhshme. Dhe në orën 3 të mëngjesit, shumica e problemeve duken vërtet të tilla. Pasi të lindë Dielli, ne hapim radion, pimë diçka, dhe problemet tona të orës 3 të mëngjesit i shohim nga një perspektivë tjetër.

Atëherë, çfarë mund të bëjmë për këtë dukuri?

A keni vënë re se mendimet e orës 3 të mëngjesit, janë shumë të përqendruara te vetja? Në errësirën e qetë të natës, është e lehtë të rrëshqasësh në mënyrë të pavetëdijshme në një gjendje egocentrizmi ekstrem. Duke u sjellë rreth konceptit “unë”, ne mund të krijojmë ndjenja të dhimbshme duke u kthyer pas në kohë, si faji apo keqardhja.

Ose i kthejmë mendimet tona të lodhura në të ardhmen gjithmonë të pasigurt, duke gjeneruar kësisoj frikëra të pabaza. Budizmi ka një qasje të fortë ndaj këtij lloj aktiviteti mendor:vetja është një trillim , dhe ai trillim është burimi i çdo shqetësimi.

Shumë prej nesh tani praktikojnë meditimin budist për të menaxhuar stresin gjatë ditës. Unë e përdor atë kur zgjohem në orën 3 të mëngjesit. Fokusohem tërësisht tek shqisat e mia, dhe veçanërisht tek zhurma që krijon frymëmarrja ime.

Kur vërej lindjen e mendimeve të ndryshme, e kthej butësisht vëmendjen time tek zhurma e frymëmarrjes time. Ndonjëherë ky meditim funksionon, ndonjëherë jo. Nëse jam ende i mbërthyer nga mendimet negative, pas 15 apo 20 minutash, ndjek këshillën e terapisë njohëse të sjelljes dhe ngrihem nga shtrati, ndez abazhurin dhe lexoj.

Ky veprim mund të duket i zakonshëm, por në orën 3 të mëngjesit, mund t’ju ndihmojë të dilni nga qerthulli i të menduarit tuaj joproduktiv. Edhe një këshillë e fundit:është e rëndësishme të bindni veten (gjatë orëve të ditës), se doni të shmangni mendimet e zymta.

Për të mos u shqetësuar, nuk mund të mos ndaleni tek filozofët stoikë . Zgjimi dhe shqetësimi në orën 3 të mëngjesit, është një dukuri shumë e kuptueshme dhe shumë njerëzore. Por sipas mendimit tim, nuk është një zakon shumë i shëndetshëm. / “Science Alert’

të fundit

Ekspertët paralajmërojnë: Mos e injoroni, gripi këtë sezon do të jetë shumë i ashpërPrindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm me gripin këtë vit, sepse është shumë më i ashpër se vitet paraprake. Gjatë dimrit të kaluar, maskat, distancimi, shkollat ​​e mbyllura dhe bllokimet e pjesshme në muajt e ftohtë, kishin parandaluar në mënyrë efektive qarkullimin e viruseve të gripit, shrkuan Për Nënat. Por këtë vit kushtet janë të ndryshme dhe gripi mund të godasë sërish. Dhe mund ta bëjë në mënyrë më agresive se zakonisht, transmeton lajmi.net. Mund të përhapet lehtësisht Vitin e kaluar, sipas virologut Fabrizio Pregliasco, drejtor shëndetësor i Institutit Ortopedik Galeazzi në Milano, ndërhyrjet për të kufizuar përhapjen e Covidit e kishin mbajtur gripin shumë larg. Tani, megjithatë, ai mund të përhapet shumë më lehtë. Vaksina është e vetmja armë për të mbrojtur veten. Ndikimi që po vjen tek ne ka prekur tashmë hemisferën jugore, Australinë, Zelandën e Re, Amerikën e Jugut dhe Afrikën. Fëmijët janë më të ekspozuar Analiza që kanë bërë studiuesit mbi epideminë sezonale ndihmon për të kuptuar alarmin për rastet e bronkiolitit (në Itali, por veçanërisht në Francë ku i ftohti ishte i pari) te fëmijët nën dy vjeç. Një infeksion viral që shfaqet te fëmijët me ftohje, temperaturë, kollë, fishkëllimë dhe vështirësi në frymëmarrje. Këshilli Shkencor Francez e shpjegoi fenomenin me një deficit të konsiderueshëm të imunitetit kolektiv për fëmijët e lindur pas marsit 2020, të cilët shkojnë në çerdhe, dalin rregullisht, por që nuk mbrohen më nga një distancim korrekt ose mbi të gjitha nga një vaksinë kundër Covid. Simptomat janë gjithmonë të njëjta: infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, me kollë dhe dhimbje të fytit, temperaturë të lartë, dhimbje koke dhe dhimbje ky& Ahmeti ia bënë dhuratë Ramës një tastierë 30 ditë paraburgim gjilanasve të cilëve iu gjetë drogë e llojit heroinë gjatë bastisjes në banesë Rama: Prishtina do të jetë vend plot gjallëri e mundësi për të rinjtë, do bashkëpunojë me të gjithë pa dallim 40 pacientë të shtrirë në QKUK dhe spitale për shkak të Covid-19 Champions League vjen sonte me tetë ndeshje – vëmendja te Milan-Liverpool e Real Madrid-Inter Arben Vitia mungon në mbledhjen inauguruese të Përparim Ramës si kryetar i Prishtinës Përparim Rama betohet si kryetar i Prishtinës Me 10 dhjetor hapet “Prite n’Shesh” Ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli dorëzon letrat kredenciale

x