Publikoi video në TikTok duke shtënë me armë zjarri, kosovarit i del problem me policinë

25.08.2021 09:31

Publikoi video në TikTok duke shtënë me armë zjarri, kosovarit i del problem me policinë

Policia njofton se ka konfiskuar një armë të tipit “Zoraki 971”, pa fishekë, nga një qytetar që shtiu me të.

I dyshuari në fshatin Milloshevë kishte publikuar video në TikTok, ku shihej duke shtënë me armë zjarri.

“Njësitë policore kanë gjetur dhe konfiskuar armën e tipit-Zoraki 971, pa fishekë. I dyshuari nuk është takuar, ndërsa rasti është duke u hetuar”, njofton policia. 

x