”Putin është gati për çdo gjë”, thotë ish-kryeministrja ukrainase, Tymoshenko

03.03.2022 09:25

”Putin është gati për çdo gjë”, thotë ish-kryeministrja ukrainase, Tymoshenko

Ish-kryeministrja e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin, është gati të përdorë të gjitha opsionet, për të arritur fitoren në Ukrainë.

Sipas saj, kjo duke përfshirë planet për të shënjestruar termocentralet bërthamore të Ukrainës, përcjell Klankosova.tv.

Tymoshenko mes tjerash është shprehur falënderuese, për gjithë botën, për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe sanksionet ndaj Putinit.

Megjithatë ajo paralajmëron për France 24, se ‘nëse ushtria e Vladimir Putinit synon të bombardojë termocentralet tona bërthamore, padyshim që do të jetë një tragjedi për të gjithë kontinentin’.

Flota bërthamore e Ukrainës përbëhet nga katër termocentrale, të pajisur me pesëmbëdhjetë reaktorë.

Ish-kryeministrja ukrainase i kërkon komunitetit ndërkombëtar dhe NATO-s që të ‘mbyllin hapësirën ajrore të Ukrainës’ për ta mbrojtur atë nga çdo ndërhyrje ruse dhe bën thirrje për forca paqeruajtëse të OKB-së në Ukrainë.

Ndërhyrja ruse, thotë Timoshenko, jo vetëm që përfaqëson një ‘kërcënim’ për Ukrainën, por për ‘Evropën dhe botën’.

x