Qetë në Infektivë – 5 pacientë me COVID-19 në trajtim, Vishaj apelon për kujdes

06.12.2021 11:51

Qetë në Infektivë – 5 pacientë me COVID-19 në trajtim, Vishaj apelon për kujdes

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj ka thënë se në Klinikë janë duke u trajtuar 5 pacientë prej tyre 3 janë në oksigjeno-terapi.

 
Sipas tij, kjo qetësi nuk mund të na shpërqendrojë, andaj duhet kujdes i shtuar.

“Në Klinikën Infetive jemi duke i trajtuar 5 pacientë, prej tyre 3 janë në okisgjeno-terapi.Gjendja është shumë e qetë”.

“Mirëpo kjo qetësi nuk është e thënë se do të zgjasë në ditët në vijim për këtë arsye kërkohet kujdes i shtuar”.Doktor Vishaj tha se mundësi e përhapjes së variantit të ri Omicron është dukshëm më e madhe se Delta Plus.

“Në bazë të dhënave që ende nuk janë definitive thuhet që mundësia e përhapjes së variantit të ri Omicron është dukshëm më e madhe sesa Delta që tashmë ne e kemi”, tha ai për EO.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shëruar gjithsej katër persona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë është 157 mijë e 828.Gjatë 24 orëve të fundit në vend është shënuar një rast i vdekjes, si dhe janë konfirmuar edhe katër raste të reja, nga gjithsej 1 mijë e 748 testime.Ndërkaq, aktualisht në vendin tonë janë 322 raste aktive me Covid-19.

x