Raiola lëshon “bombën” e radhës: Pogba e ka në zemër Torinon, rikthimi varet nga Juvja!

17.09.2021 18:49

Raiola lëshon “bombën” e radhës: Pogba e ka në zemër Torinon, rikthimi varet nga Juvja!

Mino Raiola është rikthyer që të flasë me deklarata që gjithmonë shkaktojnë zhurmë. Agjenti i njohur ka folur për tema të ndryshme duke e nisur me Donnarumma-n dhe duke përfunduar te Pogba.

“Më vjen keq për mënyrën si është trajtuar Gigio. Ai bëri një zgjedhje për jetën, nuk kishte tradhti. Mund të ikte 4 vite më parë, por nuk e bëri. Ishte pranë Juves? Mendoj se Juventus e ka një peng të madh që nuk e mori. Jo vetëm Juvja. Mes tij dhe Navas te PSG nuk ka duel, do të luajë Gigio”, theksoi agjenti.

Më tej Mino Raiola u ndal dhe te Pogba, të cilit i përfundon kontrata me United në qershorin e vitit 2022.

“Kontrata i skadon vitin e ardhshëm. Do të flasim me Manchesterin, të shohim. E sigurt është që Torinon e ka në zemër, dhe këto gjëra vlejnë shumë. Mundësia që të kthehet te Juventusi do të varet nga vetë Juvja”, kjo ishte deklarata e bujshme që i ka hapur derën e një rikthimi në Torino francezit.

x