Ramiz Lladrovci tregon si e dëmtoi veshin, dhe pësoi djegie, kur e kalli Odën (VIDEO)

30.07.2021 22:36

Ramiz Lladrovci tregon si e dëmtoi veshin, dhe pësoi djegie, kur e kalli Odën (VIDEO)

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci i ftuar në emisionin ‘Verë n’Çarshi, ka treguar se si kur ishte fëmijë i kishte vënë zjarrin Odës, dhe kishte pësuar djegie, ku dëmtoi veshin.

“Unë prej tre vjet kam flejt në Odë, baba jem ka punu në KEK, për çdo mëngjes që o qu ai ka hanger buk, ka pi qaj, dhe ka shku në punë, dhe për çdo mëngjes unë jan zgju. Nata fatkeqe nalet rryma baba e bjen kanten e gazit me mush llamen, vjen rryma e len jashtë. Atë ditë në mëngjes nuk um ka dalë gjumi, kish hanger bukë, kish pi qaj, edhe ish mbet stufa, ish kon harrgju zjarri, unë e kam mbush dru edhe ja kam kthy kantën, kanta ka eksplodu gazi, e kam gju kantën edhe um ka stërpik, pastaj me ka ra ktu në vesh, dhe në dorë qitu, me ka kap flaka su çilke dera, deri ka dalë dritarja ka eksplodu. Tuj shku në shpi e kam pa grun e migjes, um ka pa, ish kanë maica tuj mu kall hala, pastaj më kanë ly me brum të bukve, qikjo është historia qyh e kam kall Odën” rrëfeu Lladrovci

“Um qun te mjeku, normal qe um kanë trajtu, se shkalla e madhe e djegies, por nuk um ka pegiu asnjëherë as në pamjë as kurgju, madje shumë çika të mira kanë qef me ma pa veshin qishtu”, përfundoi Lladrovci./PORTALI.info/

x