Ramos për Messin: Ne të dy bashkë, kush do ta kishte menduar!

11.08.2021 21:01

Ramos për Messin: Ne të dy bashkë, kush do ta kishte menduar!

Mbrojtësi i Paris Saint Germain, Sergio Ramos ka reaguar për herë të parë për transfermimin e Lionel Messit.

 
Paris Saint Germain ka bërë bujë në futbollin botëror me transferimet e fundit në afatin kalimtar veror.

Mirëpo, transferimi i fundit ishte vërtet bombastik, pasi “parisienët” arritën ta marrin Lionel Messin me parametër zero.

Të njëjtën bënë edhe me ish-kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos.

Ramos dhe Messi janë të njohur për betejat e tyre në “El Clasico” ku shpeshherë ka pasur edhe kacafytje ndërmjet tyre, por gjithçka ka ndryshuar pasi ata do të jenë bashkëlojtar.

“Ne të dy bashkë, kush do ta kishte menduar apo jo Messi?”, shkroi Ramos në profilin e tij në Instagram.

“Mirësevjen”, tha Sergio Ramos.

x