Ramush Haradinaj ia kërkon dorëheqjen Albin Kurtit

22.08.2021 14:21

Ramush Haradinaj ia kërkon dorëheqjen Albin Kurtit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje.

Ai ka kritikuar Kurtin që ka vendosur që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të jetë kandidatë për kryetar të komunës së Prishtinës.

Haradinaj ka thënë se nëse ky është kualiteti se si Kurti do të përballet me sfidat që i ka Kosova, në këtë rast me pandeminë, atëherë më mirë është që ai të jep dorëheqje sot

“I dëgjojmë plotë që kërkojnë dorëheqjen ministrit Vitia. Mendoj që po është legjitime kërkesa, por faji nuk nuk është te Vitia faji është te shefi i tij, i cili në kohë të rritjes së rrezikut për shëndetin e popullit, e vlerëson të arsyeshme me kandidu ministrin e Shëndetësisë për kryetar komune. Në këtë rast besoj që kërkesa legjitime për dorëheqje i drejtohet Kurtit dhe apeloj te ai që nëse ky është kualiteti se si do të përballet ai me sfidat që i ka Kosova, në këtë rast me pandeminë, atëherë më mirë është me dhënë dorëheqje sot, mos e mbajt peng popullin dhe mos me i vonu veprimet e duhura rreth pandemisë”, ka shtuar ai.

Përndryshe, Haradinaj në një konferencë që po mban për media ka thënë se vendet e rajonit janë treguar shumë më seriozi dhe më të fokusuara me vaksinim.

Ai ka thënë se shifrat e infektimeve janë alarmante.

“Vendet e rajonit janë treguar shumë më serioze dhe më të fokusuara me vaksinim. Shifra e vaksinimit është mbi 50% në vendet e rajonit, në Kosovë jemi diku 12-13 për qind. Me qëndru neutral në një kohë kur rrezikohet shëndeti i qytetarëve për ne është e paaceptueshme dhe për këtë arsye në këtë kohë të rrezikimit të shëndetit të popullit ne kemi disa kërkesa për qeverinë dhe dëshirojmë me i adresu. Pra mendojmë që qeveria duhet me u fokusu në vaksinim, duhet t’a kuptoj gjendjen si emergjente, duhet të sjell vaksina, duhet të ketë plan për vaksinim, duhet të jetë serioze. E njëkohësisht të mos e shpërfill këtë gjendjen në mënyrën se si e ka shpërfillur deri tash, po e shpërfill me kandidaturën e ministrit të Shëndetësisë për kryetar komune, pra kjo gjendje tregon edhe joseriozitetin e shefit të qeverisë, zotit Kurti.

x