Reagojnë nga Kabineti i Konjufcës për produktet serbe në Kuvend

19.11.2021 14:50

Reagojnë nga Kabineti i Konjufcës për produktet serbe në Kuvend

Shefi i Kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërçeli ka reaguar pas kërkesës së deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha lidhur me largimin e produkteve serbe që shërbehen në bufenë e Kuvendit.

 
Kërqeli thotë se kanë kërkuar që këto produkte të mos shërbehen më në Kuvendin e Kosovës, ku edhe ka publikuar e-mail e kërkesës.

Ndërkohë që tha se kjo marrëveshje është bërë në legjislaturat e kaluara.

Ai në fund ka shkruar se gjitha veprimet janë kohë më parë, para siç tha ai performancës së sotme të Bekë Berishës në Kuvend.

Postimi i plotë i Kërçelit

Rreth produkteve serbe në Kuvendin e Kosovës.

1.Kuvendi i Kosovës ka privatizuar shërbimet e byfesë, duke ja ofruar një operatori privat.

2.Ky operator privat, ka marrëveshje me Kuvendin tash e mbi 15 vite.

3.Këtë marrëveshje apo kontratë, kjo legjislaturë e re, e ka gjetur në Kuvendin e Kosovës (dmth këto shërbime ofrohen para ardhjes së kryeparlamentarit Konjufca)

4.Kabineti i Kryetarit, ka kërkuar që këto produkte mos të shërbehen më në Kuvendin e Kosovës (shih emailin)

5.Kuvendi i Kosovës si pasojë e shërbimeve jo profesionale, ka njoftuar operatorin se i shkëputet kontrata.

6.Të gjitha këto veprime janë bërë shumë kohë para përformancës së sotshme të deputetit Bekë Berisha.

Kjo është e vërteta rreth produkteve serbe në Kuvendin e Kosovës.

x