Reagon Dardan Sejdiu: S’do të jem nënkryetar i Prishtinës

26.01.2022 18:45

Reagon Dardan Sejdiu: S’do të jem nënkryetar i Prishtinës

Ka disa ditë që emri i tij po përfolet si kandidat i mundshëm për nënkryetar. Por , Dardan Sejdiu ka reaguar dhe ka sqaruar se nuk do të jetë në një pozitë të tillë. Megjthatë s’ka përjashtuar kthimin në politikë.

Teksa ka folur për kthimin e mundshëm në politikë, Sejdiu ka shkruar se nëse ndodh, atëherë do të angazhohet për zhvillim ekonomik e shoqëror në theks agjendën e gjelbër,

Emri i Sejdiut është përfolur për një bashkim të mundshëm në Partinë Demokratike të Kosovës.

Reagimi i plotë:    

Une nuk jam nenkryetari i ardhshem i Prishtines.

Tash e sa dite emri im eshte perfol per Nenkryetar te Prishtines. Si propozim i mundshem do te me nderonte duke e marre parasysh dashnine qe e kam per qytetin dhe punen qe e kam bere ne te kaluaren ne Komune. Por, une nuk do te jem nenkryetar i Prishtines.

Rikthimi im ne politike, nese ndodh, do te jete i fokusum tek angazhimi e puna ekipore me projekt te qarte politik. Ky angazhim ne thelb do ta kete zhvillimin shoqenor e ekonomik me theks agjenden digjitale e te gjelber

x