Reagon Selim Selimi për miratimin e racizmit nga gjykata serbe

09.02.2021 22:48

Reagon Selim Selimi për miratimin e racizmit nga gjykata serbe

Ministri në detyrë i Drejtësisë dhe kandidati për deputet nga AAK Selim Selimi, ka përgëzuar kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafën për punën e mirë që po e bën atje për respektimin e të drejtave të njeriut dhe trajtimin e barabartë në Serbi.

 
“Një shembull tjetër që Serbia ka nevojë për denazifikim! Ragmi, miku im, ti mbetesh një nga zërat e paktë që kërkon respektimin e të drejtave të njeriut dhe trajtimin e barabartë në Serbi. Nuk jeni vetëm, jemi pranë jush”, ka shkruar Selimi.

 
Termi, ‘denazifikim’, është përdorur për kuptimin e eliminimit të përhershëm të lidershipit, institucioneve dhe ndjenjat në mendësinë kolektive të gjermanëve që e mbështesnin regjimin e Hitlerit dhe ideologjinë naziste gjatë luftës.

 

x