Real Madrid e rikthen edhe Dani Ceballos

13.08.2020 11:29

Real Madrid e rikthen edhe Dani Ceballos

Arsenal janë duke rrezikuar të humbasin Dani Ceballos këtë verë, me Real Madrid që dëshiron të mbajë mesfushorin.

Cabellas shkëlqeu në huazimin tek Arsenal, duke luajtur një rol kyç në triumfin e ‘Gunners’ në FA Cup, me Mikel Artetan që fitoi titullin e parë në krye të skuadrës nga Londra.

Sidoqoftë, duket se Real Madrid tani dëshiron të rikthej në kryeqytet 24 vjeçarin, në përgatitjet për sezonin e ri, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Manchester City

Real Madrid thuhet se është larguar nga bisedimet për zgjatjen e huazimit te Ceballos tek Arsenal.

‘Los Blancos’ ka rikthyer në skuadër edhe Martin Odegaard, që ka qenë i huazuar te Real Sociedad.

x