Real Madridi merr një goditje para nisjes së sezonit, lëndohet Kroos

04.08.2021 09:56

Real Madridi merr një goditje para nisjes së sezonit, lëndohet Kroos

Real Madridit i është dhënë një goditje e rëndë lëndimi me Toni Kroos që do të mungojë gjatë javëve të ardhshme.

Kur jemi tani më pak se dy javë larg nga fillimi i sezonit të ri në La Liga, Los Blancos tashmë e dinë se kanë një boshllëk për të mbushur në mesfushë.

Sipas gazetës Marca, Real Madrid ka humbur mesfushorin veteran Kroos me një dëmtim muskulor, dhe ai pritet të mungojë rreth një muaj.

Kjo do të thotë se ish-reprezentuesi gjerman ka të ngjarë të humbasë dy ndeshjet e para të Real Madridit në La Liga, kundër Alaves dhe Levante, ndërsa ai gjithashtu mund të humbasë ndeshjen me Real Betisin më 28 gusht.

Lëndimi gjithashtu do të thotë që Kroos do të humbasë ndeshjen miqësore të Real Madridit me Milanin këtë të diel.

Duket se ka të ngjarë që Carlo Ancelotti të kthehet te Martin Odegaard për të mbushur boshllëkun me norvegjezin që është kthyer nga një huazim me Arsenalin para këtij sezoni. 

x