Reali fiton me përmbysje ndaj Sevillas, Vinicios Jr vendos sfidën me një perlë (VIDEO)

28.11.2021 23:26

Reali fiton me përmbysje ndaj Sevillas, Vinicios Jr vendos sfidën me një perlë (VIDEO)

Real Madrid triumfon me përmbysje ndaj Sevillas dhe merr kreun e renditjes në La Liga. Skuadra e Ancelottit mori një sukses 2-1 në Bernabeo, edhe pse në fakt sfida nisi në malore për ta.

Në minutën e 12-të Rafa Mir shënoi me një goditje me kokë për miqtë. Reali do të reagonte mjaft mirë duke gjetur barazimin me Karim Benzema që ndoqi mjaft mirë aksionin për ta shtyrë topin në rrjetë pas një pritje të portierit Bono.

3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Vinicius Junior do të shënonte një super gol nga distanca duke i dhënë fitoren skuadrës madrilene. Los Blancos tashmë e shohin veten në krye me 33 pikë, 4 më shumë se Atletico Madrid.

x