Reali gati të sakrifikojë dy yje nëse do të marrë Kylian Mbappe në verë

10.12.2021 18:05

Reali gati të sakrifikojë dy yje nëse do të marrë Kylian Mbappe në verë

Real Madrid pritet të bëjë lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës. Los Blancos me shumë mundësi do të arrijnë që të sigurojnë Kylian Mbappe me kosto zero. Francezi ende nuk ka rinovuar me PSG-së dhe nga data 1 janar është i lirë të negociojë me cilindo klub.

Reali ka një marrëveshje me lojtari dhe kalimi në Madrid është thuajse i sigurt. Ardhja e francezit mund të sakrifikojë dy yje që janë duke mirë këto momente te “galaktikët”, Marco Asension dhe Rodrygo.

Për spanjollin të interesuara janë klube si Juventusi dhe Liverpool, ndërkohë që për brazilianin ende nuk ka asnjë propozim konkret.

x