Reali me 5 “blerje” pas kthimit nga ndeshjet e kombëtareve

05.10.2021 18:03

Reali me 5 “blerje” pas kthimit nga ndeshjet e kombëtareve

Periudha e ndeshjeve të Kombëtareve do t’i shërbejë Carlo Ancelottit për të rregulluar problemet në mbrojtje. Real Madridi ka marrë sinjale shumë pozitive nga stafi mjekësor për rikuperimin e tri elementëve të rëndësishëm në mbrojtje si Carvajal, Mendy dhe Marcelo, të cilët mund të jenë në fushë që në transfertën ndaj Dynamo Kiev në Champions League.

Vetë trajneri italian ka kërkuar që të mos nxitohet për Carvajal dhe Mendy, por vështirësitë e javës së fundit në prapavijë kanë shfaqur nevojën për të pasur në dispozicion edhe ata.

Asensio dhe Isco ndërkohë mund të rikthehen pas pauzës së kombëtareve, edhe pse u dëmtuan në ndeshjen ndaj Espanyol. Me rikuperimin e 5 futbollistëve, Ancelotti do të ketë në dispozicion një skuadër më të kompletuar dhe më shumë alternativa në një kalendar të ngjeshur. 

x